Policia hedh dyshime se personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica mund të jetë vrarë

Kronikë e zezë

Policia hedh dyshime se personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica mund të jetë vrarë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

Mëngjesin e sotëm një person i moshës 31 vjeçare është gjendur pa shenja jetë skaj lumit Sitnica në Vushtrri.

K.M 31 vjeçar nga Vushtrria dyshohet të jetë vrarë mesnatën e mbrëmshme. 31 vjeçari është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së hënës afër fabrikës ‘Llamarina”, në Vushtrri. Se ka motive të vrasjes së 31 vjeçarit ka thënë edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Ende nuk ka diçka konkrete. Hetuesit janë duke e pritur raportin e Mjekësisë Ligjore. Ka dyshime për elemente të vrasjes. Do të jetë Mjekësia Ligjore ajo e cila do ta zbardhë rastin”, ka thënë Zahiti.

E ndërkohë familjarët e kanë raportuar si të zhdukur 31 vjeçarin i cili kishte dalë nga shtëpia të dielën në orën 07 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat