E tmerrshme/ Përdhunoi 54 pacientë, arrestohet mjeku “monstër”

Kronikë e zezë

E tmerrshme/ Përdhunoi 54 pacientë, arrestohet mjeku “monstër”

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:25
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, Londër. 

Policia bën me dije se ka vënë në pranga një mjek në një spital në lindje të qytetit pasi akuzohet se ka përdhunuar 54 persona mes tyre dhe një vajzë 13 vjeçare.

Sipas "Daily Mail" mjeku Manish Shah 47 vjeç abuzonte me viktimat në shumicën e rasteve kur ato ishin të pandërgjegjshme. 

Mbi 47-vjeçarin rëndojnë gjithsej 118 vepra penale. 52 prej akuzave përfshijnë atë të penetrimit, në shkelje të nenit 3 të Aktit për Vepra Seksuale nga viti 2003 ne vitin 2014. 

Shah u akuzua gjithashtu për sulme seksuale ndaj një fëmije nën moshën 13 vjeçare. Shkeljet e pretenduara synonin deri në 54 viktima.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi të gjatë rreth 4 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat