Tragjike: Shembet porta dhe e zë duke luajtur 6-vjeçarin

Kronikë e zezë

Tragjike: Shembet porta dhe e zë duke luajtur 6-vjeçarin

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:10
ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër ku një 6-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditje të fortë që mori nga një portë hekuri që e zuri poshtë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:00 në fshatin Bllice, ku fëmija i vogël ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

Në një moment krejt të papritur, porta e hekurit me shina është shembur dhe i ka rënë sipër fëmijës. Kanë qenë familjarët që e kanë çuar me urgjencë për në spital, por 6-vjeçari fatkeqësisht mbërriti i pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat