E rëndë në Durrës/ Babai i dhunshëm godet me grushta vajzën 12-vjeçare

Kronikë e zezë

E rëndë në Durrës/ Babai i dhunshëm godet me grushta vajzën 12-vjeçare

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 10:40
ilustrim

Një 44–vjeçar, i identifikuar si Fran Gjergji,  ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, për dhunë në familje.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, i arrestuari akuzohet se gjatë ditës së shtunë ka goditur me grushta vajzën e tij 12–vjeçare me iniciale R.Gj.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme pas një debati familjar në shtëpi, 44-vjeçari ka goditur me grushte vajzën e tij shtetasen R.Gj. 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.

Pas ngjarjes, policia ka marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu dhe ka vënë në pranga babain dhunues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat