Atentati te Komuna e Parisit, dëshmitari: Çfarë pashë nga plagosja

Kronikë e zezë

Atentati te Komuna e Parisit, dëshmitari: Çfarë pashë nga plagosja

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 20:44
ilustrim

(E plotësuar) - Një dëshmitar i ngjarjes së të enjtes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar  detaje nga atentati. Ai ka rrëfyer se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve.

Rrëfimi i dëshmitarit:                                 

“Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT e cila vinte nga kryqëzimi i “Komunës së Parisit” duke tentuar për tu future në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi. I plagosuri është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme.

Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari. Ndërkohë, mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë. Dëshmitari tregon për tvklan se e kanë vendosur makinën në gjendje frenimi për arsye sigurie. Sipas dëshmitarit ndaj makinës është qëlluar në një vend tjetër.

Sipas policisë i plagosur te “Kryqëzimi i Komunës së Parisit ka mbetur Lorenc Hoxha, 24 –vjeç,. Nuk dihen ende arsyet e këtij atentati. 

Atentat në Tiranë, tronditet “Komuna e Parisit”

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa mësohet se një person është qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ende nuk dihet emri i tij dhe gjendja shëndetësore. Policia është në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat