Ngjarje e rëndë/ 14 vjeçari humb jetën, ishte duke mjelë lopën

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë/ 14 vjeçari humb jetën, ishte duke mjelë lopën

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë e njëkohësisht bizarre i ka ndodhur një adoleshenti në Tiranë, por pasojat kanë qenë fatale.

Shtetasi me inicialet A.S, 14 vjeç ishte duke mjelë një lopë në fshatin Arbanë, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë i mituri ka humbur jetën.

Rryma elektrike ka ardhur nga makineria elektrike që shërbente për mjeljen e qumështit të lopës.

Ngjarja e rëndë është raportuar këtë të enjte nga policia, por ka ndodhur ditën e djeshme.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat