Helmohen mbi 50 mysafirë në një aheng në Ferizaj

Kronikë e zezë

Helmohen mbi 50 mysafirë në një aheng në Ferizaj

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 21:52
Ilustrim

Një grua 24-vjeçare nga Ferizaj është në rrezik për jetë. Ajo dhe 50 të tjerë dyshohet se u helmuan të premten gjatë një ahengu familjar (dasmë) të mbajtur në fshatin Bibaj në Ferizaj.

Familja Mehmeti thotë se ahengu gjatë ditës ishte në një restorant, kurse në mbrëmje vazhdoi në shtëpi.

Për këtë arsye, ata nuk janë të sigurt se ku u helmuan. Kështu, anëtarët e kësaj familjeje, u desh të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive në QKUK, raporton televizioni publik.

Bazuar në analizat laboratorike, mjekët thonë se helmimi ka ndodhur nga konsumimi i produkteve shtazore.

Sipas familjarëve, pacientë të tjerë ka të shtrirë edhe në spitalin rajonal të Ferizajt, kurse disa në gjendje më të lehtë po trajtohen në shtëpi.

Për këtë rast është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat