Ecnin me shpejtësi, 3 të rinj aksidentohen në Dhërmi

Kronikë e zezë

Ecnin me shpejtësi, 3 të rinj aksidentohen në Dhërmi

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 14:20
Aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Dhërmiut. Automjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe tre të rinj kanë mbetur të plagosur.  Mësohet se tre djemtë që udhëtonin me këtë makinë janë aktualisht në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti është me targa të huaja dhe të rinjtë ishin nisur nga Tirana për në Dhërmi. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident, por dyshohet që shpejtësia e madhe të një ndër faktorët kryesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat