Vdes turisti çek në Krushevë

Kronikë e zezë

Vdes turisti çek në Krushevë

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 13:23
ilustrim

Dje rreth orës 14 në vendin e quajtur “Dy çezmat” në afërsi të Krushevës nga ekipi i shpëtimit është gjetur personi i vdekur me iniciale J.V. 51 vjeçar nga Republika e Çekisë.

Policia njoftoi se të shtunën rreth orës 13:00 nga vendi i quajtur Meçkin Kamen në Krushevë, personi ka fluturuar me paraglajder dhe gjatë fluturimit është ngatërruar në dru dhe gjatë përplasjes në tokë ka vdekur.

Personi me iniciale J.V. ishte anëtar i Shoqatës amatore çeke për fluturim.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i emergjencës.
Hetimi është kryer nga Prokurori publik dhe ekipi policor i Krushevës.

Me urdhër të Prokurori trupi është dërguar për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat