Një 20 vjeçar është plagosur sonte në njërën nga kafiteritë në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti konfirmon për kp se policia është informuar për të shtëna me armë në një kafiteri në Vushtrri dhe nga këto të shtëna është plagosur një i ri.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është në kërkim të të dyshuarit”, tha Zahiti