Një qytetar nga Kosova humb jetën në një aksident në ‘Rrugën e Kombit’

Kronikë e zezë

Një qytetar nga Kosova humb jetën në një aksident në ‘Rrugën e Kombit’

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 19:12
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Një 30-vjeçar nga Gjilani, i cili udhëtonte me motor ka vdekur pasi është përplasur me mburojat e rrugës.

Sipas policisë motori me targa të Kosovës afër tunelit të Kalimashit është përplasur me trafik ndarësen, mbase nga shpejtësia shumë e madhe.

Nga goditja e fortë, motori ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit e tunelit. Policia e dërgoi 30-vjeçarin e plagosur në spital, ku ndërroi jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat