Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Kronikë e zezë

Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 19:08
Ilustrim

Pasditen e kësaj të premte një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur pranë spitalit të qytetit të Lushnjes.

Trupi është gjetur nga kalimtare te rastit, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë pikasur erën e rënde në disa ndërtesa që janë përgjatë aneksit sportiv fare pranë spitalit të Lushnjes.

Grupi hetimor ne vendngjarje ka thënë për mediat se personi është i paidentifikuar dhe se po punohet për te gjetur shkaqet e vdekjes së tij.

Dyshohet se personi është rreth 65 vjeç, i seksit mashkuall dhe mendohet se ka qenë endacak. 

Ndërkohë  pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e vdekjes si dhe po punohet për identifikimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat