Sherri në Borsh: ‘U zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika tek rruga e plazhit’

Kronikë e zezë

Sherri në Borsh: ‘U zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika tek rruga e plazhit’

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 09:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Borsh të Sarandës, vrasja e një djali, 31-vjeçari Premtinm Bega, gjatë një sherri me thika mes shtatë personave është lajm i ditë. Në fsha thuhet se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

"Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh", ­ thotë personi që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al. Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat