E rëndë në Tiranë/ Burrë e grua dhunojnë prindërit e moshuar

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë/ Burrë e grua dhunojnë prindërit e moshuar

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:30
Ilustrim

Burrë e grua janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë dhunuar sistematikisht prindërit (vjehrrit) e moshuar. Ndaj çiftit të moshuar është dhënë edhe urdhër mbrojtje.

Njoftimi i Policisë: Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat