Benzi i kalon sipër trupit të 8-vjeçarës, dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Benzi i kalon sipër trupit të 8-vjeçarës, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 00:00
ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë të plagosur një 8-vjeçare ka ndodhur pak më parë në një aksident automobilistik në Katund të Sukthit.

52-vjeçari me iniciale F.P ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” ka shtypur 8-vjeçarën me iniciale E.B.

E mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.07.2017, në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësorë me iniciale E.B. 8 vjeçe.

Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat