Punëtori vdes gjatë punës në Mirditë, pranga përgjegjësit teknik

Kronikë e zezë

Punëtori vdes gjatë punës në Mirditë, pranga përgjegjësit teknik

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një 47-vjeçar ka mbetur I vdekur ditën e djeshme, ndërsa po vendoste disa shtylla ndriçuese. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e Repsit në Rrugën e Kombit, ku në punë e sipër B.S nga Tirana ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se ka arrestuar përgjegjësin teknik të firmës që po kryente punimet.

“Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.A, vjeç 63, banues në Tiranë, përgjegjës teknik, pasi rreth orës 10.00, në Reps, në Rrugën e Kombit, Mirditë, tek një karburant, duke punuar për vendosjen e shtyllave ndriçuese të karburantit, duke mos respektuar rregullat e sigurimit teknik, shtetasi B. S, vjeç 47, banues në Vorë, Tiranë, ka rënë një kontakt me rrymën elektrike dhe ka vdekur.”, -sqaron policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat