Do të strehohet familja Stefanovski nga Kumanova që iu dogj shtëpia tërësisht

Kronikë e zezë

Do të strehohet familja Stefanovski nga Kumanova që iu dogj shtëpia tërësisht

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Qendra për punë sociale në Kumanovë ka ofruar strehim për familjen Stefanovski, shtëpia e të cilëve u dogj tërësisht, në afërsi të fshatit Reçicë të Kumanovës.

Qendra në fjalë ka kryer kontrollë në vendin ku ka ndodhur djegia dhe ka ndërmarrë masa për ndihmë dhe mbështetje. Familjes Stefanovski, prindi i vetëm, gruaja e shkurorëzuar dhe fëmija, një person me nevoja të veçanta, i moshës mbi 26 vjeç, do të strehohen në internatin ”Profesor Mijallkoviq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat