Një zjarr ka përfshirë stallën e bagëtive me ushqim dhe një traktor me rimorkio të një ankuesi në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe sipas Policisë, në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.