15 vjeçarja ruse u vra në det. Shoqërohet skafisti nga Ksamili

Kronikë e zezë

15 vjeçarja ruse u vra në det. Shoqërohet skafisti nga Ksamili

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 15:23
Ermal Fataj

Turistja ruse, 15 vjeçe që humbi jetën dje tek “Tre ishujt” në Ksamil është vrarë aksidentalisht në det. Burime të sigurta nga policia kanë thene se ajo u nxorr nga deti me plagë në kokë dhe trup. Grupi hetimor nisur nga dëshmia e familjarëve dhe pushuesve të tjerë si dhe nga shenjat në trupin e viktimës ka ngritur dyshimet se ajo është goditur nga një mjet lundrues skaf ose barkë.

Familjarët kanë drejtuar gishtin tek një skaf i verdhë që lëvizte aty pak para se ajo të rezultonte e mbytur në det. Policia thotë se ka ndaluar skafistin Ermal Fataj i cili po merret në pyetje nga prokurorë dhe hetues. Ai nuk e ka pranuar përfshirjen në ngjarje deri më tani. Burimet thane se disa fije floku që janë gjetur në skafin e tij janë dërguar për ekspertim mjeko-ligjor për të parë nëse përputhen gjenetikisht me ato të viktimës.

Sakaq, burimet sqaruan se ndaj skafistit nuk ka urdhër-arresti, ndaj tij ka dyshime dhe aktualisht vetëm po merret në pyetje.

Hetimet për gjetjen e personit që aksidentoi për vdekje në det turisten ruse po vazhdojnë edhe me pyetjen e personave të tjerë që kanë mjete lundruese në Ksamil.

Kseniya Ryok nga Shen Petersburgu është turistja e dytë ruse që humb jetën në plazhet shqiptare, pasi një vit më parë një tjetër turist mbeti i vdekur pasi u godit nga një mjet lundrues teksa po lahej në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat