Vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 48-vjeçarja nga Tirana

Kronikë e zezë

Vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 48-vjeçarja nga Tirana

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 22:30
Foto arkiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Më datë 18.07.2017, në numrin e Emergjencave  112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 – i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.K., vuante nga depresioni. Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat