Adoleshentja vetëvritet shkaku i komenteve raciste

Kronikë e zezë

Adoleshentja vetëvritet shkaku i komenteve raciste

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:29
Dagmara Przybysz

Një adoleshente e lindur në Poloni, e cila u gjet e varur në tualetin e shkollën së saj, u ankua se ajo ishte ngacmuar dhe ishte quajtur “pole budallaqe” dhe ishte ngacmuar nga nxënës të tjerë duke i thënë “të kthehej në vendin tënd”.

Të hënën, një hetim që ishte marrë me vdekjen e 16 vjeçares Dagmara Przybysz, konfirmoi se ajo kishte probleme me disa vajza në shkollën e saj më parë. Ajo u kishte thënë prindërve të saj dhe të dashurit të saj, se ajo kishte dëgjuar auditorët e klasës që bënin komente raciste.

Dagmara Przybysz e gjetur e vdekur pasi kishte dëgjuar komente raciste nga klasa e saj.

Në një deklaratë, nëna e Dagmara, Ewelina, tha se vajza e saj ishte një “zonjë shumë e bukur”.

Image

Ajo tha: ‘Dagmara shpesh më ka folur për problemet e saj dhe ajo lëndohej shpesh nëse dikush i thoshte diçka të pakëndshme’.

Prindërit e saj kanë thënë se ajo ka marrë komente raciste disa herë para se ajo të vdiste.

Vendi se ku është gjetur vdekja e Dagmara-s.

Përfaqësuesja e Akademisë së Pishinës, Dale Collins për rastin e vdekjes së vajzës 16 vjeçare deklaroi: ‘Ne mendojmë se problemi më i madh për Dagmara nuk ishte racizmi, por ngacmimi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat