Dhuron veturën e marrë me qira, arrestohet mashtruesi

Kronikë e zezë

Dhuron veturën e marrë me qira, arrestohet mashtruesi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 12:06
ilustrim

Një burrë nga Peja ka tentuar të lajë borxhin që e kishte duke dhënë një veturë të cilën e kishte marrë me qira.

Një person nga Peja është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar një kompani duke larë borxhin e tij me veturën që kishte marrë me qira.

Sipas raportit ditor të policisë, i arrestuari kishte borxh në vlerë prej 650 euro dhe për këto para i kishte dorëzuar veturën e marrë me qira një personi të tretë.

Arrestimi është bërë në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë, ndërsa të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat