Tragjike, i riu i jep fund jetës me fostoksinë

Kronikë e zezë

Tragjike, i riu i jep fund jetës me fostoksinë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 21:30
ilustrim

Një i ri ka ndërruar jetë në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Dje i riu me inicialet P. B., 25 vjeç është dërguar tek poliklinika e Mamurrasit, në gjendje të rëndë. Më pas ai është dërguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT, Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky 25-vjeçari kishte konsumuar fostoksinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat