Dy persona kanë kërcënuar me armë një 56-vjeçare bashkë me birin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit.
Policia ka deklaruar se ka qenë vetë gruaja me iniciale F. T., e cila ka kallëzuar se së bashku me djalin e saj, në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, për motive të dobëta janë kanosur nga Xh. B., dhe L. B., të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.
Ndërkohë bëhet e ditur se në përfundim të veprimeve të para hetimore policia ka shpallur në kërkim shtetasit me inicialet Xh. B., 47 vjeç, banues në Burrel dhe L.(K),B, 23 vjeç, banues po në këtë qytet.
Ndërsa, nga ana e bluve të Burrelit vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e të dyshuarve si autor të kësaj ngjarje.