‘I forti’ nga Tirana lëvizte pa dokumente me skafin e tij, ja se çfarë zbulon policia detare

Kronikë e zezë

‘I forti’ nga Tirana lëvizte pa dokumente me skafin e tij, ja se çfarë zbulon policia detare

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Një mjet lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjerësi 1.5 m, me motor tip ”Suzuki”, është sekuestruar dje në Himarë nga Policia e Vlorës.

Blutë bëjnë me dije se mjeti në fjalë ishte pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.

Për këtë arsye është bërë bllokimi i skafit, ndërsa mësohet se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale, N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronarin e skafit.

Policia thotë se ka referuar në Prokurori dosjen ndaj tij për shkelje të ligjit Nr.8663 datë 18.09.2000 ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT”, ”Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” (neni 24) dhe ”Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim” (neni 29 pika 1).

Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat