Vrasja në Durrës, detajet: Sherri me kazma e lopata për një zetor

Kronikë e zezë

Vrasja në Durrës, detajet: Sherri me kazma e lopata për një zetor

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:52
Durrës

Pak orë pas ngjarjes në fshatin Jubë të Sukthit në Durrës, ku mbeti i vrarë një 52-vjeçar, të tjera detaje nxirren në dritë.

Mësohet se viktima Ludovik Lala dhe autori Asti Mici ishin komshinj me njeri-tjetrin dhe kishin konflikte të vazhdueshme me motive pronësie. Ata janë rrahur sot në mëngjes dhe më pas e kanë qëlluar njeri-tjetrin me mjete bujqësore, kazma e lopata.

Sherri ka nisur për një zetor uji që viktima e kishte lënë në anë të lumit Erzen dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek autori 57-vjeçar Asti Mici, shkruan BW.

Ai i ka kërkuar që ta zhvendosë zetorin, por ndërkohë, burimet thonë se mjeti bujqësor ishte vendosur në tokë publike dhe nuk ishte as në pronën e viktimës dhe as të autorit.

Gjatë debatit, dyshohet se 57-vjeçari Mici e ka goditur fqinjin me lopata barit në pjesën e kofshës, duke e dëmtuar në arterien kryesore. 

shkak të gjakderdhjes, 52-vjeçari humbi jetën në spital. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për të zbardhur ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat