Tragjike, gjendet e vetëvarur 17-vjeçarja Diana K.

Kronikë e zezë

Tragjike, gjendet e vetëvarur 17-vjeçarja Diana K.

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Pukës. Një adoleshente vendosi t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Uragji të Pukës, dhe burimet  bëjnë me dije se 17-vjeçarja Diana K., ishte bijë e dy prindërve të divorcuar.

Të njëjtat burime tregojnë se ajo kishte kaluar në depresion prej disa kohësh.

Diana jetonte me dy motrat e tjera, babain, njerkën dhe gjyshërit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat