E rëndë në Tiranë, një 25-vjeçare pret damarët me thikë

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë, një 25-vjeçare pret damarët me thikë

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Fatmir Gjata” në kryeqytet, ku një vajzë e re në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

25-vjeçarja A.P., me banim në Tiranë ka prerë damarët e dorës me thikë, në banesën e saj. Fatmirësisht 25-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushtet e depresionit.

“Më datë 04.07.2017, në rrugën “Fatmir Gjata“, shtetasja A.P, vjeç 25, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim”, thuhet në deklaratën për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat