Elbasan, gjendet i varur një 83-vjeçar

Kronikë e zezë

Elbasan, gjendet i varur një 83-vjeçar

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e  Elbasanit, ku një burrë 83-vjeçar i ka dhënë fund në mënyrë tragjike jetës së tij.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen “Shënkoll”, ku në banesën e tij 83-vjeçari me iniciale Th.Ç, është gjetur i varur. Trupi i pajetë i të moshuarit është zbuluar nga fqinjët e tij, pasi ishin shqetësuar se nuk e kishin parë atë gjatë gjithë ditës së hënë.

Raportohet se i moshuari jetonte vetëm, pasi bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta, ndërsa fëmijët i jetonin në emigracion.

Ende nuk dihet shkaku që ka çuar 83-vjeçarin drejt këtij akti, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat