Ky është qytetari nga Kosova i mbytur në Velipojë

Kronikë e zezë

Ky është qytetari nga Kosova i mbytur në Velipojë

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 18:55
Velipoja

(E plotesuar) - Një i moshuar është mbytur sot në plazhin e Velipojës.

Mësohet se viktima është Musa Kurtolli, banues në Kosovë.

Ai kishte shkuar për plazh në Velipojë.

Ky është rasti i tretë brenda tre ditëve, që shtetasit kosovarë humbasin jetën në plazhet shqiptare në veri të vendit.

Mbytet një person në Velipojë

Një person është mbytur në plazhin e Velipojës.

Në kohën që policia është njoftuar për këtë ngjarje, policia ka shkuar në plazhin e Velipojës. Policia ka thënë paraprakisht se ka dyshime se mbytja ka ndodhur për shkak se personi ka pësuar atak kardiak.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i personit që ka humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat