I jep fund jetës pranë banesë 42-vjeçari në Lushnje, zbulohet shkaku

Kronikë e zezë

I jep fund jetës pranë banesë 42-vjeçari në Lushnje, zbulohet shkaku

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, një ditë më parë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet SH.S është vetëvrarë pranë banesës. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë marrë dhe dërguar në spital pa shenja jete. Nga të dhënat paraprake mësohet se 42-vjeçari vuante nga depresioni, dhe nga këqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune.

Njoftimi i policisëKomisariati i Policisë Lushnjë

Lushnje
Në datën 01.07.2017, në spitalin Lushnje ka shkuar i vdekur, i shoqëruar nga familjarët shtetasi Sh.S, 42 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi Sh.S, i cili ishte me sëmundje depresive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur pranë banesës.
Nga kqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat