“Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua

Kronikë e zezë

“Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 09:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 31 vjeçare ka humbur jetën në Peqin, pasi mjeti me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Policia bën me dije se mjeti tip “Volkswagen Pasat” drejtuar nga një 40 vjeçar me iniciale R.M, ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanalin që vjen nga Bishqemi për në Kavajë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja me iniciale

 P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa  Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni,  K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe  banuese në Peqin, ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat