Dy të arrestuar për rrahje në Pejë

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për rrahje në Pejë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë dy persona të dyshuar për rrahje të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kur dy të dyshuarit, meshkuj shqiptarë kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke lëvizur viktima dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte, dhe pastaj kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat