Vrau prindërit, Nika: U kërkova para për të shkuar në Itali, nuk më dhanë

Kronikë e zezë

Vrau prindërit, Nika: U kërkova para për të shkuar në Itali, nuk më dhanë

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 23:45
ilustrim

I tronditur, por i vetëdijshëm se ka qëlluar mbi prindërit e tij, Leonard Nika ka thënë në policinë e Durrësit se kishte debatuar me ata duke u kërkuar para të shkonte në Itali. “Nuk e di sesi qëllova”, është shprehur 29 vjeçari përpara oficerëve të hetimit. Nika gjatë tre vjetëve të fundit që ka qenë i papunë, kishte shenja depresioni e merrte qetësues. 

Deklarata kontraditore ka dhene per oficeret e hetimit Leonard Nika, 29 vjeçari që qelloi per vdekje një ditë më parë prinderit te tij.

“Nuk mbaj mend asgje. Nuk e di pse e bera, pse i vrava prinderit” janë keto fjalet që Leonard Nika ka persëritur vazhdimisht përpara hetuesve, te cilët po hedhin drite mbi krimin e rëndë.

Burime policore thonë se Nika është i vetëdijshëm për ngjarjen, por ende nen shok. Ai  nuk ka dhene shumë  detaje mbi konfliktin apo motivin që e nxiti këtë të fundit të kryente një krim aq të rëndë.

29 vjeçari gjithsesi ka pranuar se ka debatuar me prindërit pasi nuk i kane dhene para për t’u nisur drejt Italisë. Sipas tij, nuk është në gjendje të kujtojë sesi qëlloi mbi  prindërit,  Ali dhe Junije Lika, 70 dhe 66 vjeç.

Hetues të çështjes sqarojnë se në menyre  të vazhdueshme ai është marre në pyetje, por të pakta jane fjalet që ka thene.

Në mungese të dëshmisë së plote të 29 vjeçarit, i martuar me një vajze, policia ka nisur mbledhjen e informacionit tek të afërmit për të mesuar më shume mbi personalitetin, sjelljen dhe konfliktet që ky i fundit kishte në familje.

Nga ajo që policia ka mundur të sigurojë, është se gjate tre viteve të fundit, kohe e cila përkonte edhe me papunësinë e tij, ka shfaqur nje gjendjen te renduar psikologjike dhe psiqike, gjendje per te cilen edhe ishte kuruar.

Bashkëshortja së bashku me vajzën e  vogël gjatë kësaj kohe kanë qëndruar tek prindërit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat