Mikel Shallari pranon vrasjen e Artan Cukut, tregon porositësit

Kronikë e zezë

Mikel Shallari pranon vrasjen e Artan Cukut, tregon porositësit

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 16:34
Mikel Shallari, Artan Cuku

Mikel Shallari 24-vjeçari nga Kuçova merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë ndërsa rrëfen autorët që e paguan për të vrarë Artan Cukun si dhe vendin ku fshehu armët.

Burime për Report Tv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se prej 10 ditësh në fshatin Polovinë të Kuçovës kanë sekuestruar dy pistoletat që Shallari ka përdorur në ngjarjen e 8 prillit.

Shallari ka pranuar të flasë për hetuesit në momentin që ai është konsultuar me avokatin e tij dhe teksa provat e Prokurorisë e bënin atë përgjegjës.

Por si u rrëfye Shallari?

Fillimisht ai është ndaluar nga policia rrugore e cila i ka marrë një test alkooli për t'i krahasuar ADN me ADN e gjetura në rrobat pranë koshave të mbeturinave.

Pasi kjo ADN përputhej me të Shallarit sipas Interpol Bernës në Zvicër, hetuesit këtu para arrestimit kanë bërë konfirmimin e fundit.

Shallari 24 orët e para në qeli ka mohuar gjithçka, më pas teksa Gjykata i caktoi arrest me burg ai ka pranuar të bashkëpunojë.

Shallari rrëfen porositësit e krimit
Në kërkesat e tij, Shallari ka paraqitur mbrojtjen për familjen dhe së pari ka deklaruar vetëm për armët e krimit të cilat i kishte fshehur në Polovinë të Kuçovës, një fshat afër origjinës së tij.

E teksa ky kusht është plotësuar më pas ai ka treguar dhe porositësit e këtij krimi të cilët rezultojnë një person nga qyteti i Fierit dhe një nga Vlora.

Aktualisht, Shallari mbahet në një dhomë të veçuar me masa të rrepta sigurie në një nga paraburgimet e vendit për të cilin nuk jepen më shumë të dhëna.

Shallari më 8 prill ekzekutoi Artan Cukun, vrasje e cila po hetohet për shkak të gjakmarrjes dhe konflikteve që Cuku kishte kur drejtonte policinë e Vlorës nga ku udhëhoqi disa operacione për goditjen e bandave kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat