Vrasësi i katërfishtë nga Gllumova varroset pa ceremoni fetare

Kronikë e zezë

Vrasësi i katërfishtë nga Gllumova varroset pa ceremoni fetare

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 12:08
Krimi

Vrasësi nga fshati Gllumovë nuk u varros dje në varrezat e këtij fshati bashkë me tre viktimat e tij.

Një burim nga ky fshat ka treguar për mediat shqiptare ne Maqedoni se dorasi Shaban Sulejmani është varrosur sot në mëngjes. Sipas këtij burimi, trupi i tij është varrosur pa ceremoni fetare, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetra burra.

Mësohet se vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Banorët janë revoltuar për ngjarjen tragjike që ndodhi pardje në ditën e Fitër Bajramit, kur Shaban Sulejmani vrau vëllain e tij dhe dy djem të vëllezërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat