Dy persona tash për tash të panjohur për policinë, kanë grabitur çantën e një femre në Prishtinë, në të cilën ndodheshin para, stoli ari dhe një telefon.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se rastin ka ndodhur dje në rrugën “Beqir Kastrati”.
Viktima femër e kombësisë shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, dy të dyshuar të panjohur i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte një telefon, 35 euro, stoli ari në vlerë 150 euro dhe dokumente personale.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.