Digjen dy depo në Prizren, njëra me ambalazhe plastike tjetra me material higjienik

Kronikë e zezë

Digjen dy depo në Prizren, njëra me ambalazhe plastike tjetra me material higjienik

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:07
ilustrim

Dy depo janë djegur në rrugën "Turgut Ozal" në Prizren dje rreth orës 18:45.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshi nga zjarri dy depo, njëra me ambalazhe plastike ndërsa tjetra me material higjienik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimave vlera e dëmit të shkaktuar në dy depot është rreth 200.000 euro.

Nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat