Asgjësohen 336 bimë Cannabis Sattiva, arrestohen 2 persona

Kronikë e zezë

Asgjësohen 336 bimë Cannabis Sattiva, arrestohen 2 persona

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:31
Ilustrim

Policia e Vlorës në vijim të operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, ka bërë të mundur goditjen e disa rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Himarë dhe Selenicë.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë kontrolleve ajrore më ndihmën e Helikopterit të Policisë së Shtetit, në fshatrat e Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë, Drejtoria Vendore  e Policisë Vlorë ka konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, në vendin e quajtur "Hasanmuko" në afërsi të banesës së Diftir Ngucaj, policia ka gjetur rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë, Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Vranisht, konkretisht në vendin e quajtur "Maja e varrit", rreth truallit të banesës së Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, Njësia Administrativë Kotë, shërbimet e policisë kanë gjetur të mbjella në tokë publike pranë vendit të quajtur "Llënga", një parcelë me 50 bimë të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi deri në 80 cm.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit përgjegjës. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat