Fier, gjendet i vdekur në hotel 80 vjeçari

Kronikë e zezë

Fier, gjendet i vdekur në hotel 80 vjeçari

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 11:01
ilustrim

Një 80 vjeçar është gjendur i vdekur ne dhomën e një hoteli në qytet.  Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore.

Po këto burime pohuan se ekspertet e kriminalistikës ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e kësaj ngjarje për te përcaktuar shkaqet e vdekjes nëse kanë qenë natyrale apo e stimuluar.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.06.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat