Atentati në Shkodër, ja kush është autori

Kronikë e zezë

Atentati në Shkodër, ja kush është autori

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:47
Shkodër

Detaje të reja janë bërë me dije nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku u plagos 23-vjeçari Fran Ndrecaj.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal rreth orës 21:00 të kësaj mbrëmjeje në Vaun e Dejës. Një konflikt me motive të dobëta, sipas policisë, është bërë shkak që 23-vjeçari të qëllohet me armë në këmbë nga vetë shoku i tij, 26 vjeçari Mark Nikolli.

“Grupi hetimor në kohë rekord ka kryer veprimet në vendngjarje,  ku ka sekuestruar prova materiale të vlefshme  që do shërbejnë për dokumentimin e plotë  të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia,  rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qenë të ulur  në të njëjtën tavolinë në lokal“, sqaron Policia në njoftimin e saj.

Policia shton se Fran Ndrecaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërkohë që miku i tij Mark Nikolli ende nuk është arrestuar.

“Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Theksojmë se autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për ‘Armbajtje pa leje’”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat