Operacioni - Kokainë mes orizit, arrestohet lezhjani

Kronikë e zezë

Operacioni - Kokainë mes orizit, arrestohet lezhjani

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 15:46
Kokaina e sekuestruar ne makine

Një 46 vjeçar është arrestuar pasi në makinën e tij u sekuestruan 46 gram kokainë.

Elton Gjini banues në Lezhë u arrestua për akuzën “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Kokaina iu gjet në makinë në një qese me pako me oriz dhe sheqer.
 
Ndërkohë u ndalua dhe  Astrit Tafaj, 38 vjeç, lindur në Malbardhë – Kurbin.  

Image

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Grup i strukturuar kriminal ” ” Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotikëve” parashikuar nga nenet 284/2 , 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat