Plagosje në Taukbashqe, rrugës për Gërmi

Kronikë e zezë

Plagosje në Taukbashqe, rrugës për Gërmi

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përleshje mes të rinjve në Taukbashqe të Prishtinës ka rezultuar me një të plagosur rëndë.

Dëshimitarët e rastit kanë thënë se i plagosuri ka dalë nga parku i Taukbahshqe në gjendje të rëndë dhe më pas është shtrirë në rrugë duke mos mundur të ecte.

Sipas këtij versioni, plagosja ka ndodhur brenda parkut. Më pas ka ardhur ndihma e shpejt dhe personi është dërguar në QKUK, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe motivi i plagosjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia që po e hetojnë incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat