Vdes në spital gruaja që u aksidentua nga e reja me “Smart”

Kronikë e zezë

Vdes në spital gruaja që u aksidentua nga e reja me “Smart”

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 12:53
ilustrim

Ka ndërrruar jetë në spital gruaja 53 vjeçe që u përplas sot nga një mjet “Smart” në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, ku automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K., 53 vjeçe (këmbësore).

Pas përplasjes, e dëmtuara u dergua në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore ku edhe nuk mundi t’i mbijetonte plageve te marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale, bën të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat