Plagoset një person në Deçan

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Deçan

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 23:45
Urgjenca e Spitalit të Pejës

Një person është plagosur në orët e mbrëmjes në Isniq të Deçanit.

Një 58 vjeçar është plagosur sonte në Isniq të Deçanit me armë zjarri.

Lajmin për plagosjen e bëri të ditur për kallxo.com mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës Sadri Berisha.

Sipas Berishës, i plagosuri është sjellë në orën 21:00 në Emergjencën e Spitalit të Pejës me autoambulancën e Deçanit.

“Pacienti ka marrë plagë nga armët e zjarrit dhe pasi është bërë vlerësimi i gjendjes është dërguar per QKUK”, tha Berisha.

Mjeku bëri të ditur se i plagosuri është nga Komuna e Deçanit, përkatësisht fshati isniq, i lindur në vitin 1959.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat