‘Do jesh vetëm e imja’, merr fund makthi i vajzës nga Berati

Kronikë e zezë

‘Do jesh vetëm e imja’, merr fund makthi i vajzës nga Berati

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

Merr fund makthi i një vajze nga Berati, e cila prej dy vitesh përndiqej dhe kërcënohej nga një djalë.

Gjatë ditës së djeshme u arrestua nga policia E.Xh., 30 vjeç, banues në Berat.

Ai akuzohet se prej dy vitesh përndiqte 34-vjeçaren A.D. Mësohet se mes dy të rinjve kishte pasur shoqëri, përmes miqve të përbashkët, deri në momentin që 30-vjeçari kërkoi diçka më shumë prej vajzës.

I fiksuar pas saj, ai i kërkonte që të lidheshin dhe përballë refuzimeve të saj, prej dy vitesh e përndiqte dhe e kërcënonte duke i thënë se nuk do të ishte e askujt tjetër përveçse e tij.

Në këto kushte, për shkak të shqetësimeve të përjetuara A.D. iu drejtua policisë për denoncim, duke çuar në prangosjen e 30-vjeçarit nën akuzën e përndjekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat