Pejë, punëtorja e një banke pranon kartëmonedhë false, me vlerë prej 100 eurosh

Kronikë e zezë

Pejë, punëtorja e një banke pranon kartëmonedhë false, me vlerë prej 100 eurosh

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:11
Ilustrim

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të martën në rrugën “Toni Blair” në Pejë, një punëtore e një banke ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar me vlerë prej 100 eurosh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Toni Blair”, Pejë 06.06.2017-11:20. Ankuesja femër K-Shqiptare, punëtore në një bankë ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka pranuar bankënotë prej 100 euro që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat