Policia ndalon 44 persona që kërkonin lëmoshë

Kronikë e zezë

Policia ndalon 44 persona që kërkonin lëmoshë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 19:04
ilustrim

Policia në Prizren është njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshë kërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme me ç’ rast shqetësojnë qytetarët, por edhe turistët në qytet.

Lidhur me këtë, siç njofton policia, strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit kanë kontaktuar autoritet relevante nga Republika e Shqipërisë, me ç’ rast është mbajtur një takim konsultativ në Prizren me pjesëmarrës nga Drejtoria e Kufirit dhe Drejtoria e Qarkut të Kukësit dhe institucione tjera që merren me këtë problematikë.

“Më pas, më datën 30 dhe 31 maj dhe më 2 qershor është vënë  në veprim plani operativ  për largimin e lypsarëve që  vinin nga Shqipëria, por edhe kosovarë. Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 44 persona. Prej tyre 25 të rritur dhe 19 fëmijë.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar. Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell  për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat