30 ditë arrest shtëpiak për nxënësin që plagosi shokun e shkollës

Kronikë e zezë

30 ditë arrest shtëpiak për nxënësin që plagosi shokun e shkollës

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 18:42
ilustrim

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Avni Mehmeti, ka caktuar para pak çastesh masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të miturit E. B. i cili dyshohet për plagosjen e shokut të tij të shkollës që ka ndodhur sot në Mitrovicë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar avokati i caktuar në këtë rast penal, Musa Damati. “Është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve. Në fazat e mëtutjeshme të procedurës do të vërtetohet qëndrueshmëria e elementeve të kësaj vepre penale”, ka thënë shkurt Damati.

Ndryshe, një sherr mes një grupi nxënësish të Shkollës Fillore “Fazli Grajçevci” në Mitrovicë, ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e kësaj shkolle, me ç’rast E.B. nxënës i klasës së nëntë ka pësuar lëndime me thikë. Mësohet se viktima ndodhet në QKUK dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat