Ngjarje e rëndë: Mediana Thaçi vret veten me armën e axhës

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Mediana Thaçi vret veten me armën e axhës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 20:44
ilustrim

Një vajzë e moshës 17 vjeçare nga Rogana e Kamenicës dyshohet se është vetëvrarë sot në shtëpinë e saj.

Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

Megjithëse, vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë,prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni.

Ajo, ka urdhëruar që trupi i të ndjerës t’i kthehet familjes për varri pa u kryer ekspertizë mjekoligjore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e të ndjerës. Rastin e ka cilësuar sipas urdhrit të prokurores,vetëvrasje.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit,Ismet Hashani i ka thënë Insajderit se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë rreth orës 11 e 25 se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka ndodhur një incident me armë.

Hashani ka thënë se kur njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se dyshohet për një rast të vetëvrasjes.

“Policisë i është thënë nga familjarët se vajza ka vrarë vetën në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Familjarët e kanë gjetur të parët dhe e kanë dërguar me urgjencën emergjencë, por mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Hashani.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale,njësia e forenzikës dhe prokurori i shtetit.

Ai ka bërë të ditur se është gjetur një revole,dhe një gëzhojë. Arma është konfiskuar.

Hashani ka konfirmuar se prokurorja ka urdhëruar që trupi i së ndjerës t’u kthehet familjarëve.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi t’u kthehet familjarëve pa u kryer obduksioni”,ka thënë ai.

Se prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Ekipi ynë ka dalë në vend të ngjarjes për ta marrë trupin, por prokurorja nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Ekipi ka kërkuar nga prokurorja që ta nënshkruaj dokumentin që nuk po lejon autopsinë dhe një gjë të tillë e ka bërë.

Ekipi është kthyer në Prishtinë”,ka thënë Gërxhaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat